Politike

Anulimi i fondeve nga BE/ Braçe: Ky treg është i kapur dhe s’ka konkurrencë

Deputeti socialist Erion Braçe solli në fokus reformimin e tregut, ku tha se s’ka përpjekjen më të vogël për sigurimin e bujqëve. Ai u shpreh me shqetësim se përsa kohë ky treg do vijojë i kapur, asnjë zhvillim nuk do vijë, pasi të gjithë të ardhurat ndahen me përqindje. Ndaj, tha më tej deputeti, ka ardhur koha që ky treg të reformohet. Nëse nuk ndodh kjo, ky treg do mbetet i prapambetur.

“Për të ndihmuar sjelljen e përgjegjshme me ligjin, duhet të kemi një sistem të policëve të sigurimit. Nuk ka pse paguhen shtrenjtë dhe në mënyrë të barabartë, ai njeri që ka zbatuar ligjin dhe nuk ka marrë mbrapsht penalitete. Në dimensionet e reja që kanë marrë, duhet të zbatohet. Koha është e çmuar, dhe kemi probleme të mëdha në rrugë me sigurinë e njerëzve. 

Kur unë flisja për lopët, zotëria e të tjerët merreshin me Lulin, unë e njoh për gjumash e jo për lopë. Kush e ka zbuluar lopën tani, është shumë vonë.

Dhe viti që shkoi kemi ngritur shqetësimin e këtij autoriteti të foreksit. E vlerësoj punën e policisë, prokurorisë, por s’mund të ri pa thënë që autoriteti të gjejë veten e tij. Të gjithë në këtë sallë bëjnë sikur nuk kuptojnë, ky treg është i kapur, në këtë treg s’ka konkurrencë. Ky është një treg jetik sa ka të bëjë me sigurimin e jetës së gjithkujt, ky treg nuk ka asnjë lloj zhvillimi, nuk hyn asnjë kompani e re, sepse të gjithë të ardhurat ndahen me përqindje.

Nuk di si e kanë matur dhe çdo e ardhur në këtë treg ndahet me përqindje, për sa kohë është kështu, nuk përmirësohet. Ka ardhur koha që ky treg të reformohet, reformimin e sigurimit. Nëse nuk do bëjmë një reformim, ky treg do mbetet i prapambetur, s’ka përpjekjen më të vogël për sigurimin e bujqëve, as nga qeveria për të shtuar para dhe është koha për ta bërë tani, ndryshimet klimatike po bëjnë ndryshime dhe tregu i sigurimeve të ndërhyjë. 

Kush do i paguajë paratë? Përsa ky treg do vijojë i kapur, asnjë zhvillim nuk do vijë në këtë treg. Dhe ky është një problem i madh. Sa kohë që të gjithë janë në këtë sallë dhe se ky treg funksionon kështu, është një problem i madh. Ne problemin e kemi në treg, në mënyrën si funksionojnë. Këtu nuk është duo, por shumë më turp se duo-poli”.

TRENDING

Exit mobile version