Kosova

Anulohet takimi/ Abdixhiku: Kosova drejt izolimit e vetmisë

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas anulimit të takimit të përbashkët në mes dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë dhe e ka quajtur lajm të keq për të gjithë shqiptarët.

“Lajmi për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi” ka shkruar fillimisht Abdixhiku në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova po vazhdon rrugën e izolimit dhe të vetmisë.

“Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që kishim menduar”, ka vazhduar Abdixhiku.

Sipas tij, “Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor”, ka thënë kryetari i LDK-së.

TRENDING

Exit mobile version