Kosova

Armë bërthamore/ Rusia në alarm për Kosovën dhe Shqipërinë

Hapja e bazës së Kuçovës nga NATO nuk ka kaluar pa vëmendje në Rusi. Edhe pse pak me vonesë, televizioni shtetëror, “Russia Today” ka bërë një artikull të gjatë, ku ka marrë në pyetje ekspertë për të analizuar hapjen e bazës, të cilët e shohin faktin si karshillëk ndaj Rusisë, teksa shprehen se më e rrezikuar është Serbia. Madje njëri prej tyre deklaroi se më vonë SHBA mund të vendosë armë bërthamore në Kuçovë.

Ekspertja ruse për Ballkanin, Elena Ponomareva tha se “Çdo zgjerim i Infrastrukturës Ushtarake të Aleancës është një kërcënim për sigurinë e Rusisë. Për më tepër, Shqipëria ka ndjekur prej kohësh një politikë jomiqësore ndaj Moskës dhe është kthyer në një nga postet e kursit agresiv ekspansionist të NATO-s në Ballkan. Megjithatë, qeveria aktuale nuk është e pavarur në vendimet e saj. Edi Rama është një figurë që zbaton urdhrat e amerikanëve dhe Brukselit” – deklaroi profesoresha, duke shtuar se “Baza në Kuçovë do të përdoret jo vetëm kundër Rusisë, por edhe kundër Serbisë. Ky është një mjet tjetër për të ushtruar presion ndaj Beogradit për çështjen e Kosovës. Është gjithashtu simbolike që baza, ku mund të vendosen avionët luftarakë të NATO-s, u hap pak para 25 vjetorit të operacionit barbar ajror të aleancës kundër Jugosllavisë”

Sipas saj, hapja e një baze në Shqipëri duhet të perceptohet si një provokim që mund të çojë në përshkallëzim të tensioneve në rajonin shpërthyes të Ballkanit.

Studiuesi në Institutin e Evropës RAS, Pavel Kandel theksoi se përveç bazës në Kuçovë, tani SHBA mund të kërcënojë edhe perms bazës amerikane në Kosovë, e cila qe prej vitit 2000 është përdorur për të furnizuar misionin ndërkombëtar të KFOR-it.

Nga ana tjetër, nënkoloneli në rezervë, politologu ushtarak, Oleg Shalandin u shpreh se baza ajrore në Shqipëri nuk ka lidhje tme Rusinë por tani Aleanca ka plane anti-serbe dhe Beogradi duhet të shqetësohet.

Koloneli në pension, Anatoli Matviychuk nga ana tjeter u deklarua per televizionin rus se NATO i caktoi Shqipërisë rolin e provokatorit ndaj Beogradit.

“Gjatë çerek shekullit të kaluar, me gjithë përpjekjet ushtarake dhe të shumta politike, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk kanë qenë në gjendje t’i thyejnë serbët, t’i detyrojnë ata të njohin Kosovën dhe të heqin dorë nga miqësia me Rusinë” – deklaroi koloneli rus, duke theksuar se nuk mund të përjashtohet që baza në Kuçovë të bëhet një qendër e madhe logjistike dhe komanduese, ku do të ruhen raketat dhe bombat e avionëve dhe me kalimin e kohës mund të shfaqen edhe armë bërthamore.

TRENDING

Exit mobile version