Sport

“Armëpushimi” i FSHF-së me qeverinë, ja prapaskenat për… Kategorinë Superiore

Nisjen e kampionateve të njoftuara më sipër, FSHF e ka shitur si një normalitet. Sikur deri më tani nuk ka ndodhur asgjë dhe pikërisht në këtë moment është koha e duhur për t’i dhënë start futbollit.

Mirëpo, fakti që po nis futbolli në të gjitha kategoritë me përjashtim të Superiores, është gjithashtu edhe një sinjal në raportin me qeverinë aktuale me të cilën ka qenë në distancë dhe në kërkim të plotësimit të disa kërkesave për ndryshime të paketës ligjore.

Po cilat janë prapaskenat? Vendimi i marrë dje nga institucioni i futbollit në vend është një hap i parë dhe një sinjal drejtuar qeverisë, që nënkupton një armëpushim dhe lëshim dukshëm nga qëndrimet drastike për bojkot. Tanimë, FSHF iu drejtua qartazi qeverisë duke i bërë me dije se mirëpret që premtimet e bëra deri më tani në nivele të ndryshme, qoftë edhe ato më të larta të dy institucioneve, të vihen në zbatim.

Thënë shqip, FSHF-ja thotë: “Ne e bëmë tonë. Bojkotin e ndërpremë dhe tani hapi tjetër duhet të jetë plotësimi i kërkesave”. Së dyti, nuk duhet harruar si erdhëm deri në këtë pikë? Pas vendimit drastik për bojkot, dhe një lufte mediatike me deklarata dhe qëndrime mes FSHF-së dhe Ligës nga një anë dhe qeverisë me deputetë të caktuar dhe ministri të caktuara nga ana tjetër, u bënë disa takime.

Liga, në nivel specialistësh, diskutoi dhe u përball me Ministrinë e Financave. Së fundmi, këto takime prodhuan edhe disa variante të dërguar në tryezën e kryeministrit për miratim prej tij, i cili së fundmi ka dhënë premtimin për t’i realizuar kërkesat.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version