Bota

Arrestohet në Greqi shqiptari i arratisur nga burgu – EMRI

Një shtetas shqiptar, i arratisur nga burgu i Francës është arrestuar nga autoritetet në Greqi.

Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasin Altin Ibrahimi, 41 vjeç, banues në Panoramatos.

Ai është arrestuar një ditë më parë në një kontroll rutinë nga policia rrugore, në makinën e të cilit është gjetur një sasi e konsiderueshme droge.

Nga verifikimet rezultoi se Ibrahimi është me precedentë penalë në Greqi për organizatë kriminale, falsifikim, dëshmi e rreme, zhvatje, grabitje, vjedhje të rëndë, zjarrvënie dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në mars 2016 është arrestuar në Francë së bashku me një shtetas tjetër për trafik droge dhe në muajin maj të të njëjtit vit, ai është arratisur nga burgu francez.

TRENDING

Exit mobile version