Aktualitet

Arsyeja ‘moderne’ pse numri i aksidenteve po shtohet gjithnjë e më shumë

Lajmet për aksidente në Shqipëri duket se shfaqen thuajse përditë. Statistikat në fakt tregojnë se edhe në shumë vende të tjera, numri i aksidenteve është problematik dhe/ose në rritje.

Studimet tregojnë se një nga faktorët më të rëndësishëm në gjithë këtë është shpërqëndrimi. Kjo arsye ka të ngjarë të mos raportohet mjaftueshëm sepse është e vështirë të të identifikohet gjatë hetimeve të aksidentit.

Ndërsa ky problem i përfshin të gjithë, duket se shoferët e moshës 18-34 vjeç kanë më shumë gjasa të humbin jetën në aksidente të ndikuara nga shpërqendrimi (sipas një studimi të kryer për SHBA-në).

Ekzistojnë tre mënyra se si njerëzit shpërqendrohen gjatë drejtimit të automjetit: heqja e syve nga rruga, heqja e duarve nga timoni ose largimi i mendjes nga drejtimi i makinës, duke menduar për diçka tjetër.

Një rishikim sistematik i vitit 2018 zbuloi se çdo mënyrë bisede – qoftë përdorimi i një telefoni dore, një pajisje pa duar ose biseda me një pasagjer në makinë – çoi në një ulje të performancës së drejtimit të makinës. Rishikimi, i publikuar në revistën Human Factors, përfshiu 93 studime me më shumë se 4,300 pjesëmarrës.

Studiuesit zbuluan se shumica e shoferëve që flisnin në telefon gjatë lëvizjes me makinë e kompensonin shpërqendrimin e tyre duke ulur shpejtësinë dhe duke lënë më shumë hapësirë për automjetet para tyre.

Rishikimi zbuloi gjithashtu se një telefonatë çoi në reduktime më të mëdha të performancës në krahasim me të biseduarit me një pasagjer, dhe për këtë arsye ishte edhe shumë më e rrezikshme.

Çdo gjë që ju largon mendjen nga rruga gjatë ecjes me makinë, rrit shanset që të bëni një gabim dhe të përfshiheni në një aksident.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për shoferët e rinj dhe të rinjtë në përgjithësi.

TRENDING

Exit mobile version