Sport

Asllani gjen golin e parë “zikaltër”, Inter me një dorë te titulli

Inter siguron fitoren e 12-të në 12-të ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, ndërsa mori tri pikët në ndeshjen ndaj Genoa-s në “San Siro”.

Sfida e fundit e javës së 27-të të Serie A u mbyll me rezultatin 2-1, ku mes protagonistëve ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani.

Takimi u zhbllokua në minutën e 30’, me Asllanin që realizoi një perlë të vërtetë pas asitit të dhuruar nga Sanchez.

Me këtë gol, Asllani nis një faqe të re në karrierën e tij, duke shpërblyer besimin e trajnerit Inzaghi, teksa talenti “kuqezi” u rikthye te goli jo vetëm në elitën e futbollit italian, por edhe në “San Siro” sepse golin e parë e shënonte pikërisht ndaj “zikaltërve” më 6 maj 2022 në sfidën Inter-Empoli 4-2.

Ndërsa në minutën e 38’ Sanchez dyfishoi avantazhin e vendasve, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Genoa nga ana tjetër reagoi në minutën e 54’, me Vasquez që shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë përballje. Pas këtij triumfi Inter kryeson me 72 pikë, teksa Genoa nga ana tjetër renditet në vend të 12-të me 33 pikë.

TRENDING

Exit mobile version