Sport

Asnjë nga kombëtarja me COVID-19, Shqipëria fluturon drejt Kazakistanit për ndeshjen e rradhës

Shqipëria luan të dielën kundër Kazakistanit dhe kuqezinjtë e stafi teknik kanë fluturuar drejt Astana paraditen e sotme. FSHF njofton se të gjithë kanë bërë testet e COVID-19 dhe fatmirësisht nuk ka asnjë futbollist të infektuar.

Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë nga ndryshimet e njoftuara ditën e djeshme. “Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor”, shkruan FSHF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version