Pinknews

Aurela Gaçe thumbon reperët e rinj

Aurela Gaçe njihet ndryshe si “uragani” i skenës dhe një nga artistet më të mira shqiptare. Ajo numëron me qindra këngë hite nga repertori i saj dhe çdo këngë që sjell kthehet në një hit të padiskutueshëm.

Artistja shpesh në rrjetet sociale ka kritikuar blerjen e klikimeve nga këngëtarët.

Së fundi, Gaçe, përmes një postimi ka thumbuar reperët duke krahasuar klikimet e tyre me ato të Eminem, Snoop Dogg dhe Dr Dre, në këngën e tyre më të re, “Back in the game”.

Artistja shkruan se, legjendat e hip hop-it, bashkë, në 5 ditë kanë mbledhur 7 milionë shikime në “YouTube”, ndërsa nëse kjo ndodh me artistët në Shqipëri do t’u thuhet se u ka rënë fama.

Ajo shigjeton artistët e rinj duke thënë se me tri vjet sukses në skenë flasin për ata që kanë vite dhe iu kanë dalë thinjat në skenë.

Jalla, janë mbledhur gjigantët e hip hop-it. 5 fitë 7 milionë. Pfff u ka rënë fama do thshin këtu.

Ahhhh teksti. Në fakt teksti i këtyre profesorëve është fikd, po fiks par ata që me 3 vjet sukses bëjnë blah-blah për ata që u kanë dalë thinjat në skenë. Ju ftoj ta dëgjoni. Domethënë  tregoni respekt  m….f….. “, shkruan artistja Aurela Gaçe.

TRENDING

Exit mobile version