Sport

AUTORITETI I TUCHEL/ Përplasjet e tij me lojtarët te Bayern nuk janë rastësi

Trajneri i Bayern Munich, Tomas Tuchel para pak javësh kaloi ditë të “trubullta” në pankinën e bavarezëve, sidomos pas eliminimit të befasishëm që në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. U aludua në media se tekniku 50-vjeçar e kishte të vështirë të krijonte marrëdhënie solide me lojtarët, duke shtuar këtu edhe “përplasjet” me kapitenin Joshua Kimich.

Megjithatë, Tuchel nuk e ka për herë të parë, vënien e autoritetit të tij në raport me futbollistët, ndërsa në konferencë për shtyp përpara takimit me Union Berlin, i vlefshëm për javën e 13-të në kampionat, i mbyllur gojën të gjithëve njëherë e mirë, duke sqaruar se më parë ia ka dalë “t’ia ulë veshët” lojtarëve si Neymar dhe Mbappe gjatë kohës kur punonte në Paris.

Është e vërtetë se kam pasur fatin të punoj me klube dhe lojtarët të kalibrit botëror në shtete të ndryshme, sikurse këtu në Munich. Janë folur shumëçka për strategjitë e mia jo efikase për trajtimin e ekipit sipas mediave apo analistëve. Më vjen ndërmend puna me Neymarin dhe Mbappenë. Të gjithë e dimë sesi janë ata. Gjetja e gjuhës së përbashkët me futbollistë kaq kërkues rezulton shumë e vështirë, por unë ja dola të mbaja grupin të bashkuar dhe arritëm deri në finalen e Championsit, e cila vazhdon të jetë rezultati më i lartë te parisienët”, tha Tuchel.

TRENDING

Exit mobile version