Kronike

Banka/ Arrestohet 37-vjeçarja në Durrës, u zhvaste para klientëve

DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim për vjedhje në bankën ku punonte. Ajo u ka vjedhur shuma të ndryshme parash klientëve të bankës.

 

‘Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.’- thuhet në njoftimin e policisë.

 

TRENDING

Exit mobile version