Aktualitet

Banorët e Bërxullës kërcënojnë se do të hidhen nga shtyllat e tensionit

Banorët e Bërxullës dolën sërish këtë të dielë në protestë kundër Ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe firmës Gener 2 që po i shpronësojnë pa të drejtë sipas tyre për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit tashmë duke kërkuar drejtësi në dyert e institucioneve. ndërsa sot e përshkallëzuan atë deri në kërcënime për vetësakrifikim.

Dy prej banorëve ndodhen sipër shtyllës së tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen.

Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës  të mbërrijnë dhe të takohen me ta.

“Ju lutem hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca e këtij shteti”, tha njëri prej banorëve.

 “Ku do të shkojë ajo, ku është ministria, ku është qeveria, ne sdo ta lejojmë, ta harrojmë”, tha një tjetër banore.

 “Ky njeri është i shëndetshëm, pse duhet ta bëjë këtë?”, tha një tjetër protestuese.

Në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version