Politike

Basha i rikthehet historisë: Të hapen dosjet e KGB dhe UBD, të zbulohen spiunët

Partia Demokratike do të kërkojë hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve KGB-së sovjetike dhe UBD-së jugosllave.

Në një aktivitet për 33 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje institucioneve, përfshirë këtu edhe Autoritetit të Dosjeve, që të hapen këto dosje, pasi sipas tij është jetike jo vetëm për transparencën, por edhe për sigurinë kombëtare.

“Në periudhën që po përjetojmë, të ringjalljes së rivaliteteve të vjetra gjeostrategjike, të rin së aspiratave sunduese të Rusisë dhe aleatëve të vetë të fshehur në Ballkan, tani kanë filluar dalin hapur, siç është Serbia, është jetike që Autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe të zbulimit, të ekspozojnë agjenturën e KGB-së dhe UBD.

Ekspozimi i agjenturës jugosllave dhe sovjetike, nuk është një hap që duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por edhe në funksion të sigurisë kombëtare.

Kreu i PD thotë se do të dorëzojnë kërkesën për ekspozimin e emrave që kanë qenë pjesë e agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri.

Basha thotë se mbajtja e fshehtë e këtyre emrave s’ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse sabotimit dhe eliminimit të interesave kombëtare shqiptare.

TRENDING

Exit mobile version