Politike

Basha: Me 25 prill ndryshimi politik i pashmangshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në bashkëbisedim me gazetarët deklaroi sot se ndryshimi politik është i pashmangshëm me 25 prill.

Basha tha se “Rama ka në dorë vetëm një gjë, që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë dhe normalisht”.

Në lidhje me Kodin Zgjedhor, Basha tha se “nuk ka formulë ta ndal ndryshimin. 90% e shqiptarëve duan ndryshimin, sot që flasim”.

“Ne do bëjmë gjithçka që ky ndryshim të vijë me kosto sa më të ulët për shqiptarët. Por që Edi Rama nuk do ketë mundësi të tallet pas 25 prillit me shqiptarët kjo është e vendosur. Hakun do e marrë, mirë do ishte ta marrë me votë, por sido që të jetë me 25 prill, shqiptarët çlirohen nga Edi Rama dhe nga ky makth. Me 25 prill do nis një ndryshim i vërtetë për të gjithë njerëzit, sesi qysh tek është në dorën e gjithë atyre që duan ndryshim dhe është një shumicë absolute përtej kufijve të partive politike. Por që është e pa shmangshme është e sigurt. E vetmja gjë që ka në dorë Rama është që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë dhe normalisht, por hakun do ta marr, si me votë si me çdo skenarë tjetër që do t’i detyrojë shqiptarët. Largimi me 25 prill është i vulosur nga shqiptarët”.

Në lidhje me pyetje se kur do e shohim PD në takim me qytetarët, Basha tha se “ne kemi qenë në takim me qytetarët dhe do vazhdojmë të jemi, por kjo nuk mund të zhbëjë detyrën tonë për të bërë transparencën në një moment të tillë dhe para një imperativi të tillë që ka të bëjë me jetën e qytetarëve”.

“Sot jemi në detyrën tonë për t’i shërbyer interesit të njerëzve dhe kjo është shumë më e rëndësishme se propaganda e Edi Ramës për të shmangur përgjigjet që ia përsëris këtu ditë për ditë”, tha ai.

atsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version