REAGIM

Basha: Të rinjtë s’kanë mundësi punësimi, ne do ta ndryshojmë këtë situatë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me punësimin e të rinjve duke sjellë historinë e një vajze nga Lezha.

Basha publikon videon me historinë e vajzës nga Lezha duke u shprehur se të rinjtë s’kanë mundësi punësimi, por  “ne do ta ndryshojmë këtë situatë”.

Ai shprehet se është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi për të gjetur punësim.

“Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar”, shprehet ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version