Kosova

BE-ja po kërkon ta njohim Kosovën/ Vuçiç: S’do pajtohemi kurrë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një intervistë për televizionin serb Pink, ka thënë se “ka presion të madh” për ta njohur Kosovën, por ka theksuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“BE-ja kërkon që ta njohim Kosovën de facto dhe de jure. Mos gënjeni se kjo nuk është e vërtetë. Në thelb po e kërkon këtë” – deklaroi Vuçiç.

Megjithatë, ai ka pranuar se Kosova është një çështje që është pengesë në politikën e brendshme.

“Nuk do të pajtohemi kurrë për Kosovën. Ne mund të gënjejmë veten se jemi dakord për këtë çështje, sigurisht që nuk jemi. Natyrisht, një pjesë thotë dorëzo Kosovën sepse paskesaj do të jetojmë më mirë” – potencoi kreu i shtetit serb.

Në intervistë, Vuçiç foli edhe për avancimin e ushtrisë serbe, duke shtuar se ajo ka bërë përparime të mëdha.

“Sot jemi një superfuqi tankesh, e cila mund të ndikojë ndjeshëm në situatën në Ukrainë, por na mungojnë njerëzit. Na mungon ekuipazhi. Kemi makineri të fuqishme, por nuk kemi njerëz” – deklaroi presidenti serb.

TRENDING

Exit mobile version