LAJMI I FUNDIT

Berisha ka një kërkesë të pazakontë për BE-në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme konferencën e përjavshme me gazetarët. Gajtë fjalës së tij, Berisha ka bërë thirrje për protesta të fuqishme, pasi sipas tij, vetëm kështu mund të përmbyset regjimi i qeverisë Rama. Berisha i bëri po ashtu thirrje Komisionit Evropian që të dërgojë një ekip, në të cilën të zbardhen bisedat me grupet kriminale të politikanëve.

”I bëj thirrje Komisionit Evropian të dërgojë një ekip, në të cilën të zbardhen bisedat me grupet kriminale të politikanëve. Kushti i parë, të publikohen emrat e cdo personi të politikës dhe jo politikës që kanë mbajtur telefona të kriptuar, për qëllime kriminale. Publikimi i këtyre të dhënave ka një rëndësi kolosale se këtu nuk ka hetim, këtu do fillojë bixhozi me të dhënat e transkriptuara. Kurse publikimi i tyre do të njohë shqiptarët me anën më të zezë të atyre që krimin e shndërrojnë në votë dhe votën e shndërrojnë në krim. Ndaj duhet të ishte kjo një ndihmë e madhe. Cfardo që të bëjnë partnerët tanë, nëse ne nuk ngrihemi në protesta të fuqishme  për të përmbysur këtë regjim të bazuar në krim drogën, korrupsionin vrasjet të ardhme në këtë vend nuk ka”, tha Berisha.

TRENDING

Exit mobile version