Lifestyle

Bikinit dolën për herë të parë në shitje para 77 vjetësh

Më 7 korrik të vitit 1946, bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë. Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve. Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe. Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti  “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini. Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

Linjat në filma

Evolucioni i stilimit të bikinit ndjek emancipimin e femrave, si simbol i lirisë dhe i vetëbesimit trupor, me ikona të paharrueshëm filmash që ndihmuan në nxitjen e mitit.

Momente domethënëse përfshijnë filmin francez të vitit 1956 “Dhe Zoti krijoi gruan”, ku gjithçka që qëndronte mes audiencës dhe pjesëve private të Brigitte Bardot ishte pak pëlhurë. Dhe sigurisht skena me bikini të bardha të vajzës origjinale Bond, Ursula Andress në filmin Dr. No të vitit 1962. Me një rrip thike ushtarake teksa dilte nga deti Andress (skenë e luajtur edhe nga Halle Berry në filmin “Die Another Day” mishëronte femrën fatale. Të njëjtat bikini që u shitën në një ankand në Londër në vitin 2001 për 61.500 dollarë.

Eksperimentet me bikini

Revista amerikane “Sports Illustrated” e publikoi botimin e parë të kostumeve të banjës në vitin 1964, në po të njëjtin vit kur stilisti amerikan i lindur në Australi, Rudi Gernreich, një njeri me mendje të hapur, aktivist gej dhe mbrojtës i të drejtave seksuale, prezantoi monokinin, rrobabanjat që linin jashtë pjesën e sipërme të trupit.

Kjo erdhi si stuhi në vitet liberale të ?70-s, pavarësisht parashikimit të Gernreich se gjoksi do të zbulohej brenda pesë viteve, kurrë nuk u përmbush. Dhe motra më e vogël e monokinit, e quajtur pubikini, që ishte një bikini e shkurtër në formë v-je e prerë për të ekspozuar zonën publike, doli në vitin 1985, por dështoi.

Sot termi monokini i referohet pjesës së të poshtmeve të bikinit që nuk shoqërohen me pjesën e sipërme, megjithëse një version i tij jeton në katalogët e “Victoria?s Secret”: gjysmë-kini, i përbërë nga pjesa e poshtme e cila lidhet me anë të një rripi të hollë në qafë pa mbuluar gjoksin.

Variacionet

Dekadat e shkuara kanë zhvilluar një breshëri të re me bikini, që nga tankini, që lidh një kanatiere me pjesën e poshtme të bikinit deri te rrobabanjat braziliane, rripi i të cilave është i barabartë me trashësinë e një peri me të cilin pastrohen dhëmbët.

Vitet e fundit është hasur një kthim te mbulimi, i stileve retro në fushën e rrobabanjave dhe një uri për kostumet e plazhit të lidhura mes tyre. Në një botë ku të famshmit shëtisin nëpër qendra tregtare duke veshur rroba plazhi, (bëhet fjalë për Rihanën), veshjet e mbuluara tregojë për një lodhje ndaj faktorëve shokues.

Kaq i thjeshtë, njëkohësisht edhe i fuqishëm, në fund të fundit është aftësia jetëgjatë e bikinit të ofrojë një ndikim të madh, një deklaratë të fuqishme shoqërore ose mode, në hapësirën aq të pakët të materialit që e bën këtë dizajn një ikonë.

TRENDING

Exit mobile version