Kronike

Bilanci/ 4 aksidente…të plagosur në Fier, Tiranë e Korçë, përplaset për vdekje këmbësori në Krujë

Një bilanc i rëndë është regjistruar në 4 aksidente të ndodhura gjatë pasdites së djeshme në Tiranë, Fier, Korçë e Krujë. Në Tiranë një person mbeti i plagosur rëndë në rrugën “Hoxha Tahsin”, ku një automjet ka përplasur drejtuesin e një motori, i cili përfundoi në spital.

Në Fier, tek Kthesa e Patosit, një Benz u përplas me një Ford dhe si pasojë janë plagosur dy drejtuesin e mjeteve dhe 3 pasagjerë.

Më herët në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një adoleshent mbeti I plagosur pasi motomjeti që drejtonte u përplas nga një automjet.

Ndërkaq, në Nikël të Krujës një 23-vjeçar përplasi për vdekje një 77-vjeçar, I cili ndërroi jetë në vendin e aksidentit.

Aksident i rëndë në aksin Fier-Patos, raportohen 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier-Patos, në zonën e quajtur “Kthesa e Patosit”.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjeti tip “Ford Focus” me targa “AB 864 DM” dhe automjeti tip “Benz” me targa “AB 500 EU”.

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, drejtuesi i “Benz” i identifikuar me inicialet G.G., 20 vjeç, drejtuesi i “Ford Focus” i identifikuar me inicialet T. Rr., si dhe tre pasagjerët në këtë automjet, të identifikuar me inicialet I.Rr., Sh.Rr. dhe L.Rr.,  të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut.

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin, bëhet copash! Drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje (19 nëntor) në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku një mjet ka përplasur një motor.  Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Krujë/ Automjeti përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Nikël të Krujës, ku një automjet ka përplasur një 77-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shoferi i automjetit tip “Audi”, i cili aksidentoi për vdekje të moshuarin, është 23-vjeçari i identifikuar me inicialet E.K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version