Pinknews

Bleona Qereti u bën thirrje shqiptarëve të votojnë Trump, këndon nesër në mitingun e Republikanëve.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti do të këndojë ditën e nesërme në fushatën e zv/ Presidentit amerikan, Mike Pence.

Bleona e ka dhënë vetë lajmin përmes një postimi në Instagram ku nuk kursen edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojë kandidatin republikan Donald Trump.

Bleona“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar.

Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit ne menyre unanime te mbeshtesin Presidentin Donald J. Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit.

Kam nderin t’ju ftoj te gjitheve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Township, Micigan. per nje feste madheshtore!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version