Bota

Bosi i ‘Cosa Nostras’ i fiksuar me Hitlerin dhe Putinin

Gjendet makina e bosit italian të mafias ‘Cosa Nostra’ Matteo Messina Denaro. Policia kreu një kontroll të imtësishëm si jashët dhe brenda apartamentit të tretë që përdorej si strehë për t’u fshehur ë 30 vite arrati, ku Në garazhin pranë shtëpisë është gjetur makina e tij. Mediat italiane raportojë se makina dyshohet se është blerë personalisht nga shefi në janar 2020 në një përfaqësi të Palermos. Kontrata e blerjes së Giulietta-s iu bë nënës 86-vjeçare me aftësi të kufizuara të Andrea Bonafede, topografja nga Campobello di Mazara, e cila i dha hua shefit identitetin e saj. Fiat 500 e dhënë në këmbim i është regjistruar edhe gruas. Hetuesit mbërritën në vendstrehim pikërisht përmes çelësave të makinës që ndodheshin në çantën që mbante Messina Denaro.

Ky çelës ka një kod, nga i cili është gjurmuar targa e Alfa-s dhe duke futur numra dhe shkronja në sistemin kompjuterik të sigurisë urbane të lidhur me kamerat televizive që ruajnë zonën, janë gjurmuar lëvizjet e makinës, që i çoi karabinierët në adresën ku banonte shefi.

Sjellje shumë normale që janë të papërshtatshme për një bos mafioz që është kthyer në numrin 1 më të kërkuar për të gjitha organet ligjzbatuese italiane; si dhe selfie të realizuara në klinikë, gjatë seancave të terapisë, me infermierë apo pacientë të tjerë. Një “padukshmëri shumë e dukshme” që i lë hetuesit të hutuar dhe që megjithatë mund të korrespondojë me një strategji të saktë: të dukesh sikur nuk kishte asgjë për të fshehur, për të shmangur tërheqjen e vëmendjes.

Kërkimet dhanë edhe rezultate të tjera. Për shembull, në shtëpinë në via San Vito në Campobello di Mazara, u gjetën bileta ajrore për destinacione të ndryshme, duke përfshirë Anglinë dhe Amerikën e Jugut (por ky detaj nuk u konfirmua më pas). Së bashku me libra të tjerë, edhe një biografi e liderit rus Vladimir Putin.

Si u arrestua bosi i ‘Cosa-Nostras’? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe.

TRENDING

Exit mobile version