Pinknews

‘Burri më la për një vajzë 10 vite më të re’, gazetarja: Do e falja…

Gazetarja Dasara Karaiskaj rrëfeu për herë të parë në “Shije Shtëpie” arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj italian. Gazetarja pranoi se është tradhtuar nga ish-partneri i saj, me të cilin ka një vajzë.

“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën”, tha Karaiskaj. “Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”.

Sa i përket faktit nëse partneri do ia rrëfente tradhtinë dhe do i kërkonte falje, ajo u shpreh se zgjedhja e parë do ishte familja.

“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen. Për mua familja është mbi gjithçka, mbi çdo ndjenjë që kam unë. Për mua familja është fëmija, e kam pasur shumë të vështirë të menaxhoja te vajza divorcin”, tha Karaiskaj.

TRENDING

Exit mobile version