Aktualitet

‘Bush thonë djali i Erzenit punon me drogë’/ Bisedat e Erzen Breçanit dhe të birit: Më the se…

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e SPAK për grupin kriminal të kapur. Në bisedat shihen se si ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani i ka thënë djalit që tij që të mos merret më me drogë në Shqipëri. Breçani i drejtohet djalit duke thënë se i ka premtuar se vetëm 1 vit do merrej, ndërkohë që janë bërë 3 vite deri tani.

Pjesë nga dosja:

K9B9EP  – Erzen Breçani

S7DEGI – Eralbi Breçani

Me datë 28.09.2020 në orën 20:23:28, K9B9EP  i dërgon mesazh S7DEGI me këtë përmbajtje: ..Edhe ket pist e kontrollova kutin se mos kan fut noj cipë kur ta marrësh ti të këpin me te…Nuk duhet me pas bes kuj në Shqipni…Mos ki bes kuj…Mos u merr me shqiptar… Thuaj atij shokut tan…Thuj…Po du me të than se tan kta në Shqiperi folin e thon djali i Erzenit ka bjen mall ka punon me drogë se e njof mir bashkimin….Po du me than që mos u merr me ta ma…..Shqipërinë mos e fëlliq mos  prish a si me te than asht ndryshe me punu jash e ndryshe ktu…Bush nga meraku e kam…E duhet me te tregu kto gjana…Ke ba i premtim se një vit do e provoj u ban tre bush…”

Në bisedën e kësaj date evidentohet periudha në të cilën Eralbi Breçani dyshohet se ka ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

TRENDING

Exit mobile version