LAJMI I FUNDIT

Bushati kërkon unitet në Tiranë për Kosovën: Sulmi terrorist i 24 shtatorit, një këmbanë e fortë alarmi

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka drejtuar kritika ndaj klasës politike në Tiranë që s’po merren vesh për miratimin e një rezolute për dënimin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. Duke marrë shembull dënimin e sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit të shtunën, Bushati shkroi në Facebook se si dy javë prej sulmit në veri të Kosovës, në Tiranë s’po gjendet gjuha e përbashkët për ta dënuar këtë. Bushati tha se “s’mund të lejohet që mungesa e vendosmërisë nga ana e Shqipërisë të trimërojë apo nxisë shtete ose grupime që kërkojnë zhbërjen e Kosovës”. Politika në Tiranë, siç tha ai, “duhet të ngrihet në lartësinë e kërkesave të shoqërisë shqiptare dhe të miratojë njëzëri një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë”. “Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të denoncojë politikën e revizionimit të historisë dhe glorifikimit të kriminelevë të luftës dhe akteve terroriste nga Serbia, si pengesë për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë Europiane të rajonit”, shkroi Bushati dukt theksuar se Rezoluta po ashtu, sipas tij, duhet të mbështesë angazhimin e aleatëve në NATO për shtimin e trupave në KFOR, si garanci për paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë së Kosovës. Me këtë rezolutë, Bushati thotë se duhet t’u bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende se kanë njohur Kosovën, ta njohin atë.

 

TRENDING

Exit mobile version