Aktualitet

Çani i ftuar në “PolitikOn” shprehet : Basha kryeministri i ardhshëm, Rama bullist i niveleve të larta.

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela, gazetari Arjan Çani tha se Basha do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Ndërsa për Ramën ai tha se është një bullist i niveleve të larta dhe se qeveris gabim.

 

Çani: Basha është si nata me ditën me Berishën. Mendoj se Basha është kryeministri i ardhshëm, nu ke di se kur, por i ka të gjithë cilësitë për të qenë. Bashën nuk e beson kollaj.

Kur ai të thotë diçka, ti nuk e beson, por këtë e ka në favor. Basha krijon një distancë higjienike, gjë që është e mirë në afatgjatë.

Arjan Çani: Rama, eshtë njeriu që njoh më shumë se të gjithë. Vonë e kam kuptuar që është një bullist i niveleve të larta.

Alfred Lela: Bullist është dikush që të nxin jetën, të përndjek, të thotë më të zezat, të cënon në pikat më të dobëta e bën fizikisht dhe shpirtërisht. Këtë doni të thoni për Edi Ramën?

Arjan Çani: Jo me mua, çuditërisht por me të gjithë dynjanë, me vartësit, gazetarët që nuk i njeh dhe do ti poshtërojë. Por duke qenë i tillë është dhe i talentuar

PolitikOn:  Po pse është kaq i sukseshëm duke qenë bullist profesionist?

Arjan Çani: Sepse është mjeshtër i kukllave. Master of papet. Është trim dhe frikacak, është dhe naiv dhe i djallëzuar. Është dhe i gjatë por dhe di të bëhet dhe i shkurtër. Është dhe orator por di të bëhet dhe batutaxhi. I ka të gjitha.

Ka vetëm diçka që i mungon por që ndoshta nuk i humb në punë. Është që qeveris gabim. Ky është gabimi më i madh por njerëzit mesaduket nuk e kanë këtë kriter kur votojnë.

PolitikOn:  Çfarë kriteri kanë njerëzit kur votojnë?

Arjan Çani: Shumica e njerëzve këtu pëlqejnë shwën dhe batuta dhe kjo është fatkeqësi e madhe

PolitikOn:  A do ja sigurojnë një mandat të tretë Ramës?

Arjan Çani: Edhe. Jo vetëm atë. Ato e ndihmojnë. Unë them që ai po luan një mandat katërt.

PolitikOn:  Prandaj e thatë që Basha do bëhet kryeministër por pas shumë kohësh?

Lela: A do ta presë PD Bashën dhe dy mandate të tjera?

Çani: Nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm nëse del ndonjë gjeni që unë deri tani nuk e shoh. Sikur të bëheshin zgjedhjet e ndershme në Shqipëri  e sigurt që Basha do të fitonte por këtu nuk bëhen zgjedhje të lira. Këtu bëhen zgjedhje inxhinierike. Ka një deformim, cenim, shumë të bukur të rafinuar, që herë pas here lë dhe gjurmë si në zgjedhjet e kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version