Rajon

“Çfarëdo skenari të ketë Perëndimi, populli serb do përgjigjet”

“Populli serb do të jetë në gjendje t’i rezistojë përpjekjeve të vendeve perëndimore për të ndërhyrë në punët e brendshme dhe për të shkaktuar krizë në vend” – kështu ka deklaruar përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Ne shohim se ka elemente shumë serioze të ndërhyrjes Perëndimore në protestat e opozitës në Serbi, por është shumë e rëndësishme që Serbia dhe populli serb, të kenë imunitet. Çfarëdo skenari të ketë Perëndimi, populli serb do të mund të përgjigjet” – deklaroi Zakharova duke shtuar se “serbët e dinë historinë e tyre dhe se ndryshe nga Ukraina, ata nuk do ta braktisin kurrë.”

Përfaqësues të bllokut “Serbia kundër dhunës” në Beograd pretendojnë se janë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe komunale të mbajtura në vend më 17 dhjetor. Më 18 dhjetor, opozita filloi një seri tubimesh para Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve dhe më 24 dhjetor u përpoq të hynte në ndërtesën e administratës së qytetit të Beogradit

Trazirat u shtypën nga policia dhe 38 persona u ndaluan. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se tentativa për sulm ndaj administratës së Beogradit ishte “sulm ndaj sovranitetit të republikës”, ndërsa kryeministrja e atij vendi, Ana Brnabiq, deklaroi se Moska e kishte paralajmëruar Beogradin për trazira të mundshme.

TRENDING

Exit mobile version