Sport

Champions League/ Napoli mund Ajax, Atletico dështon

Napoli është kualifikuar tutje në Champions League dhe e ka arritur këtë gjë që në ndeshjen e katërt të grupeve.

Napoletanët mundën 4-2 Ajax (Grupi A), në një sfidë mjaft të bukur. Ekipi i Spalleti zgjidhi takimin shumë shpejt, me 2 gola që në minutat e para. Lozano hapi siparin e golave, ndërsa Raspadori thelloi edhe më shumë avantazhin.

Goli i Klaassen dha shkëndija shprese se hollandezët do mund të merrnin qoftë një pikë, por penalltia e Kvaras vulos një herë e mirë fatet e këtij takimi. Djemtë e Schrauder fituan një 11-metërsh në fund, e cila u kthye në gol nga Bergwijn. Emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Osimhen.Italianë janë në vendin e parë me 12 pikë, 3 pikë ka Ajax.

Në grupin B, supriza mund të quhet Clubbe Brugge. Belgët siguruan kualifikimin tutje pas barazimit pa gola ndaj Atleticos në Madrid. Të besuarit e Hoefkens kryesojnë me 10 pikë, sakaq Los Colchoneros e ndjek me katër pikë.

 

 

TRENDING

Exit mobile version