Shendeti

Covid-19, veçanërisht ngjitës në ditët e para pas shfaqjes së simptomave

Në Covid-19, kohëzgjatja e fazës ngjitëse nuk kalon 9 ditë dhe kulmi është në fund të pesë ditëve të para pas shfaqjes së simptomave.
1.Virusi aktiv është i pranishëm në zgavrat e hundës deri në nëntë ditë pas shfaqjes së simptomave .
2. Ne 97.5% të njerëzve që zhvillojnë sëmundjen e bëjnë këtë brenda 11.5 ditëve nga ekspozimi ndaj virusit.
3. Asimptomatikët janë gjithashtu ngjitës, por më pak sesa njerëzit që kanë simptoma.
Fragmentet joaktive të virusit paraqiten deri në 17 ditë pas !
Kjo konfirmon rëndësinë e izolimit nga shfaqja e simptomave.
“Gjithashtu studime ka qe thone se ngjitës je, 48 orë para se të kesh simptoma,
Mos anashkaloni njerëzit asimptomatikë Ata gjithashtu mund të transmetojnë virusin. Ndoshta më e shkurtër si kohe, se ato me simptoma. Infektimi i tyre është më i ulët se njerëzit simptomatik, mbase sepse nuk kolliten. ”
Perjashtime ka gjithashtu
Një grua ngjitëse për 70 ditë!!
Një grua 71-vjeçare kohët e fundit zgjoi kuriozitetin e shkencëtarëve duke qëndruar ngjitëse për 70 ditë, pavarësisht se nuk shfaqte simptoma. Asaj ju bene me shumë se një duzinë testesh, te cilat rezultuan pozitive! Kjo do te thotë, se gruaja mbajti grimcat e SARS-CoV-2 në trupin e saj për disa muaj. Rasti i kësaj gruaje mund të lidhet me kancerin e saj dhe trajtimet imunosupresive, të cilat dobësojnë sistemin imunitar.
Si perfundim dhe duke u bazuar ne studimet e fundit konfirmojmë që njerëzit e infektuar me Covid-19 janë veçanërisht ngjitës në ditët e para pas shfaqjes së simptomave. Një meta-analizë britanike, botuar më 19 nëntor në revistën shkencore The Lancet, konfirmon se asnjë virus i gjallë nuk është zbuluar përtej ditës së 9-të. Ajo shton se kulmi i ngjitjes shtrihet deri në ditën e 5-të pas shfaqjes së simptomave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version