Aktualitet

Çrregullimet gastrointestinale: llojet e problemeve me zorrët dhe simptomat kryesore të tyre

Nga Daniela Burnazi

Çrregullimet gastrointestinale të tilla si kapsllëku, sindroma e zorrëve të irrituar, hemorroidet, çarjet, anale, infeksionet perianale, koliti, polipet e zorrës së trashë dhe kanceri.

Janë shumë faktorë që ndikojnë në problemet gastrointestinale që përfshijnë zorrën e trashë dhe rektumin.

Ja disa nga faktorët që ndikojnë më shumë në problemet me zorrët:

Konsumimi i ushqimit me pak fibra
Mungesa e aktivitetit fizik
Konsumimi i tepërt i produkteve dhe nënprodukteve të qumështit
Stresi
Çrregullimet hormonale
Shtatzania
Kapsllëku
Marrja e ilaçeve të caktuara (si ilaçet kundër depresionit)
Kapsllëku është një nga problemet më të shpeshta gastrointestinal. Ai shkakton vështirësi në lëvizjes së zorrëve, gjë e cila çon në vështirësi në jashtëqitje dhe shkakton fece të vogla, të forta dhe çarje anale.

Ju mund ta kuroni duke ndryshuar dietën ushqimore, duke kryer aktivitet fizik dhe nëse nuk funksionojnë këto mënyra, mund të përdorni laksativë.

Burimi: Majo Clinic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version