Pinknews

Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy publikojnë “Flaka”

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, Dafina Zeqiri dhe Getoar Selimi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.“Flaka” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike verore, e miksuar mes zhanreve: R&B, folk dhe hip-hop.Kënga është realizuar në studion BigDeal Records, dhe për vijën melodike janë kujdesur vet Dafina dhe Ghetto Geasy.Ky i fundit është kujdesur edhe për vargjet e tekstit.Kënga është vizualizuar edhe me një klip me tematikë verore, i cili është realizuar nga produksioni kosovar, Entermedia.Ndonëse janë të dy emra shumë të njohur në estradën shqiptare prej dekadash, ky është bashkëpunimi i parë mes Dafinës dhe Getoarit.

TRENDING

Exit mobile version