Kosova

Dashuri e pakonsumuar/ Politico interviston Kurtin

Në margjinat e Forumit Ekonomik të Davos, prestigjiozja ‘Politico’ ka intervistuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka shpërndarë fare pak deklarime të tij, duke e kontekstualizuar dhe lexuar më vete acarimin dhe frustrimin perëndimor me qeverinë kosovare; në veçanti në lidhje me instalimin këmbëngulës të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, gjë për çka ‘Politico’ e jep si krye arsye se pse ndaj Prishtinës rëndojnë akoma masat ndëshkuese ndërkombëtare.

Gazeta citon një përgjigje me shkrim nga Bashkimi Evropian se masat ndaj Kosovës mbesin për sa kohë “Kosova nuk ka përmbushur kërkesat, siç janë të artikuluara në deklaratën paralajmëruese të 3 qershorit.

“Por BE-ja ende nuk ka lëvizur në heqjen e sanksioneve dhe dashuria mes Brukselit dhe Prishtinës është në minimumet e veta” – shkruan Politico

Kurti, siç citoi gazeta, është shprehur se qeveria e tij është e përkushtuar që së shpejti të mbajë zgjedhje të reja në veri.

“Mund të zhvillohen këtë vit, në muajt e ardhshëm”  – tha Kurti, duke iu referuar nismës së ndërmarrë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

TRENDING

Exit mobile version