Ekonomi

Derdhen paratë për hekurudhën Tiranë-Durrës; ja kompania që fitoi tenderin

Hekurudha e re Tiranë-Durrës do të ndërtohet nga kompania italiane INC S.P.A, e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Kjo kompani është prezente në Shqipëri në ndërtimin e një loti të rrugës së Lumit të Vlorës, si dhe në rajon në Kosovë. Në Itali ajo ka ndërtuar hekurudhën dhe sistemin e tramavajit të Palermos por edhe në veri të Italisë, disa autostrada në Veneto.

BERZH thekson në një njoftim se në në tender shprehën interes 3 kompani dhe fituese u shpall INC SPA me ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro.

Pas vlerësimit të ofertave, fituesi u shpall kompania italiane INC S.P.A një nga më të njohurat në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha me një ofertë prej 69.7 milionë euro.

Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe kostoja totale e tij është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (VVBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare./GazetaShqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version