Aktualitet

Dervish Hasi ka 3 gra dhe 7 fëmijë, si e mashtroi vajzën e mitur në spital (DETAJET)

Mjeku Dervish Hasi i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur punonte në Sanatorium në shërbimin e kardiokirurgjisë prej vitit 2021. Për të është marrë vendim për pezullim të menjëhershëm nga puna pas arrestimit.

42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital.

Anëtarë të stafit mjekësor pranë sanatoriumit shprehen të shokuar për ngjarjen që ka ndodhur, dhe thonë se qarkullonin zëra se Hasi, kishte më shumë se një grua, por kryerja e marrëdhënieve me një të mitur është e pakonceptueshme.

Një njollosje të bluzës së bardhë e konsideruan disa të tjerë, ndërsa u shprehën se për mjekët, dhe sidomos për kirurgët do duhej t’i nënshtroheshin një testi psikologjik. Raportohet se ai ka 7 fëmijë me 3 nga gratë.

Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Nga detajet e hetimit, rezulton se njohja me të miturën është bërë gjatë kohës që mamaja e saj do të operohej, dhe ky ka qenë kardiokirurgu që ka kryer ndërhyrjen.

TRENDING

Exit mobile version