Kosova

Dhuna seksuale gjatë luftës/ Osmani-Vuçiç-it: Jam me Vasifijen, 16 vjeç u dhunua nga Millosheviçi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e shoqëruar nga e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se kjo e fundit ka qenë vetëm 16 vjeçare kur ishte dhunuar nga forcat paramilitare serbe.

“Sot jam bashkë me Vasifije Krasniqin-Goodman. Ajo ka qenë vetëm 16 vjeçe kur është dhunuar, jo një herë, por dy herë nga forcat policore të Millosheviçit. Ushtria serbe ka zgjedhur një prej mjeteve më të këqija të luftës, që është dhuna. Më shumë do të heqësh nëse vazhdon të jetosh i kanë thënë asaj, pasi i ka lutur që ta vrasin”, tha Osmani.

“Vasfija nuk ka ngecur, por ka vazhduar me jetën e saj për të ngritur vetëdisimin për faza globale për dhunimet seksuale në lufta. Sot ajo punon ngushtë me partnerë në Ukrainë, në lindjen e mesme dhe në vendet në kontinentin Afrikan duke ndarë përvojën e saj për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës”.

Osmani: Autorët e sulmit terrorist në Banjë sillen lirshëm në Serbi dhe marrin kontrata të mëdha nga Vuçiçi

Gjatë fjalimit të saj, Osmani ka potencuar se akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për “dëbimin e serbëve” nga Kosova janë të pavërteta.

“Akuzat e Serbisë për persekutim të serbëve janë të rrejshme dhe të pa baza. Serbëve të Kosovës iu mbrohen të drejtat e tyre. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës sigurojnë që gjuha serbe njihet dhe përdoret si gjuhë zyrtare në gjithë Kosovën. Nuk ka pasur asnjë sulm me ndonjë motiv etnik”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se shteti serb është përgjegjës për sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, por autorët e sulmit janë të lirë në Beograd.

“Edhe pas 25 viteve kur NATO përfundoj fushatën gjenocidale të Millosheviçit, përpjekjet për de-stabilizim nga Serbia janë në vazhdim e sipër dhe aktive. Fillimisht me kidnapimin e tre policëve, sulmet ndaj gazetarëve, sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it të cilët kanë pësuar lëndime të rënda dhe sulmit terrorist që ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Autorët e sulmit terrorist sillen lirshëm në Serbi dhe vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga Vuçiçi”, shtoi./albanianpost

TRENDING

Exit mobile version