Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi shkon në duart e Amerikës/ Flet analisti Sheholli

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, tha se BE-ja dëshiron që asociacioni të marrë formë dhe të fillojë zbatimin, kurse kryeministri I Kosovës Albin Kurti dëshiron që Serbia së pari ta njohë de facto Kosovën dhe më pas të hyjë në finalizimin e saj, por gjithmonë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, fokusi i dialogut shumë shpejt do të zhvendoset në SHBA dhe do të kemi një përfundim më efektiv të dialogut

Sheholli theksoi se Serbia me mjeshtëri e përdori “kokëfortësinë” e Kurtit në qarqet ndërkombëtare për ta shfaqur atë si djali i keq, teksa presidenti serb hiqet se gjoja është pro bashkëpunimit.

“E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe shpresoj që deri në fund të vitit të gjendet një mënyrë për t’u qetësuar. Nëse nuk gjejmë, kam frikë se po hyjmë në një situatë shumë të rrezikshme të sigurisë në veri të Kosovës” – deklaroi Sheholli

 

TRENDING

Exit mobile version