Aktualitet

Diell dhe temperatura që arrijnë deri në 20°C

Dita e sotme të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Vranësira të pakta pritet të ketë në shtrirjen Lindore. Ndërsa në orët vijuese vranësirat e lehta dhe kalimtare herë pas here do të shfaqen dhe në qytetet e zonës së ulët. Por përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë intervalet e gjata me kthjellime edhe në pjesën e dytë të ditës së diel.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

TRENDING

Exit mobile version