Kronike

DINAMIKA/ Polici qëlloi djalin e kolegut, i riu e goditi me grusht efektivin

 Policia ka reaguar për plagosjen gjatë mbrëmjes së sotme në Fier. Mësohet se një 26-vjeçar ka tentuar që të çaj kordonin e policisë, të cilët kishin bllokuar një rrugë. I riu ka dalë nga makina e tij dhe më pas ka qëlluar me grusht efektivin e policisë me iniciale Sh.J. Më pas efektivi ka përdorur armën dhe ka plagosur në këmbë të riun, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen të gjitha veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar. Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

TRENDING

Exit mobile version