Kosova

Dinari serb/ Amerika fshikullon Albin Kurtin/ Durimi ynë mbaroi…

“Departamenti i Shtetit i bëri thirrje qeverisë së Albin Kurtit që “menjëherë” të shtyjë zbatimin e vendimit për pezullimin e dinarit serb në Kosovë” -shkruajnë mediat serbe

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të zhgënjyera dhe kundërshtojnë planet aktuale të Kosovës për të vazhduar zbatimin e vendimit,”  – tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

“Ne përsëri bëjmë thirrje që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet menjëherë derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaftueshëm edukuar se si do të ndodhë tranzicioni” – theksoi zëdhënësi në një mesazh të fortë drejtuar Albin Kurtit, i cili më herët deklaroi se kjo çështje është e “panegociueshme” për të.

Zëdhënësi gjithashtu zbuloi se qeveria amerikane ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të shpjegojnë se çfarë “problemi imediat duhet të zgjidhë kjo rregullore” dhe nëse ka nevojë për urgjencë. “Nuk kemi dëgjuar ndonjë përgjigje adekuate” – deklaroi DASH

Qeverisja e mirë dhe partneriteti ndërkombëtar kërkojnë kohë për të vlerësuar pasojat, për të shqyrtuar perspektivat dhe për t’u konsultuar me të tjerët për një zgjidhje të mundshme. Pasojat e kësaj dhe veprimeve të ngjashme të njëanshme, kufizojnë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare.”  – Përfundoi deklarimin zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Kujtojmë se ish-i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, shprehu shqetësimin në media në lidhje me “sjelljen destruktive” të kryeministrit të Kosovës, duke paralajmëruar se refuzimi i tij për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar “rrezikon jetën amerikane” të ushtarëve të dislokuar në misionet në Kosovë.

TRENDING

Exit mobile version