Bota

Dita e 200-të e luftës në Ukrainë

Në ditën e 200-të të luftës, kundërofensiva e Ukrainës konsolidon rimarrjen e më shumë se 300 vendbanimeve rreth zonës së Kharkiv, duke valëvitur flamurin verdhë-blu të Ukrainës në qytetet dhe fshatrat e pushtuara nga trupat ruse në gjashtë muajt e fundit.

Gazetarët u lejuan të ndiqnin përparimin e forcave ukrainase, duke filmuar pasojat e luftimeve të rënda, duke përfshirë një urë të hedhur në erë, dhe pozicionet e braktisura pas tërheqjes së nxituar të trupave ruse.

Qyteti tashmë i çliruar i Balakliya mban shenjat e pushtimit rus teksa dhe

ka raportime të shumta se civilët janë torturuar dhe qëlluar nga ushtarët rusë.

Trupat e Moskës, ndërkohë, po vazhdojnë të shënjestrojnë një sërë objektesh të infrastrukturës civile në të gjithë Ukrainën lindore dhe jugore.

Autoritetet e Kievit thonë se, pas kundërofensives ukrainase, pro-rusët po zhvendosin familjet e tyre nga Krimea.

Sipas zëvendëskryeministres ukrainase, zyrtarët rusë kanë kontaktuar ditët e fundit me Kievin për të rifilluar negociatat.

TRENDING

Exit mobile version