Aktualitet

Dita e 24-t e grevës/ Një naftëtare në Ballsh tenton të presë damarët, shoqet e ndalojnë

Ka hyrë sot në ditën e 24-t greva e grave punëtore në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh. Përveç përkeqesimit të shëndetit, duket se gratë janë të dëshpëruara që ende për to nuk po jepet një zgjidhje.

Gazetari Ervis Kuçi ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes një prej grave ka tentuar të presë damarët në shenjë revolte ndaj gjendjes ku ndodhen, por fatmirësisht gratë e tjera greviste e kanë ndaluar në kohë.

Gratë pohojnë se janë të pa shpresa dhe sipas tyre shteti i ka braktisur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version