Kosova

Ditë zie në Serbi, pas fitores së Kosovës në testin e parë për në KiE

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare në lidhje me rekomandimin për pranimin e Kosovës si anëtare në Këshillin e Evropës, është i turpshëm dhe skandaloz.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është i turpshëm dhe skandaloz, që shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës, sepse për herë të parë pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe që nuk njihet ndërkombëtarisht, është propozuar për tu anëtarësuar.  Ai vendim kërcënon dhe cenon integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe paraqet një tjetër dëshmi të dështimit të së drejtës ndërkombëtare” – theksoi Daçiç.

Nga ana tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ka reaguar pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në synimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

“Në Paris u miratua me shumicë mbresëlënëse votash opinion I Dora Bakojanis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Të gjitha propozimet për vendosjen e parakushteve të ndryshme janë refuzuar.

Ajo ka thënë se tani është e hapur rruga për votim në Asamblenë Parlamentare, në mesin e muajit prill.

Suksesi, tha Gërvalla “është rezultat jo vetëm i punës së palodhur të institucioneve të Republikës sonë dhe mbështjetjes kolosale të miqve të shumtë të Kosovës”.

Kryediplomatja ka shkruar se “Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës” dhe se “opinioni kërkon largimin e fusnotës, që nga viti 2008 është përdorur gjithmonë kur është përmendur Kosova në KiE.

TRENDING

Exit mobile version