Kosova

Do derdhet gjak në Kosovë/ Vuçiç planifikon të përdorë forcën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, si çdoherë tjetër vazhdon të përdor mekanizma dezinformues duke e shtrembëruar realitetin përsa i përket Kosovës.

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, duke komentuar fjalimin e presidentit të Serbisë dje, u shpreh se ai edhe takimin me fëmijët nga Kosova e shfrytëzon për t’i dërguar mesazhe rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

E ndërsa Banjska trajtohet si terrorizëm i organizuar nga shteti i Serbisë, ndërsa për autorin e sulmit, Milan Radoiçiq, është lëshuar urdhër arrest i Interpolit, presidenti serb shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë veriun e Kosovës, por, veçanërisht duke vënë në dukje Banjskën, për të cilën tha se “e shpallin vend të së keqes, duke mos ditur se kush po përpiqej të na bënte keq ne serbëve…”.

Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviç, tha se “në vend që të lehtësojë shtetin dhe serbët e Kosovës nga presioni për shkak të Banjskës, ai po krijon një mit nga sulmi i armatosur atje” Siç raporton media serbe Danas, Vuçiç ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Sipas Sonja Biserkos, pas Banjskës dhe vjedhjes së zgjedhjeve, Aleksandër Vuçiç humbi besimin e Perëndimit dhe hapësira e tij e manovrimit për manipulim u zvogëlua ndjeshëm. “Madje mund të konstatohet se bashkësia ndërkombëtare po i kushton më shumë vëmendje vendeve fqinje që Serbia po i destabilizon me politikën e saj, para së gjithash përmes aktiviteteve të shërbimeve të sigurisë dhe me mbështetje të madhe financiare”- theksoi kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviç.

Fakti është se sovraniteti i Kosovës është pothuajse një punë e përfunduar, shtoi ai, dhe në vend që të përmbushë normalizimin dhe kujdesin thelbësor për serbët në Kosovë, presidenti Vuçiç po radikalizon retorikën për të krijuar një perde tymi që nuk e lejon shoqërinë të përballet me realitetin.

“Një retorikë e tillë sigurisht ka të bëjë me faktin se në Beograd po vijnë zgjedhjet, të cilat ai mund t’i humbasë, por edhe në pjesë të tjera të Serbisë. Kosova për të disajtën herë po instrumentalizohet për të margjinalizuar temat që janë me interes esencial për shumicën e qytetarëve serbë, por edhe për të gjeneruar teza për rrezikun e serbëve në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti”- theksoi Biserko.

Megjithatë, ai vazhdon të thotë, duke pasur parasysh raportin e Pentagonit që parashikon mundësinë e një konflikti etnik në Ballkan, duhet t’i kushtohet vëmendje deklaratave të tij luftarake, siç është ajo për Kosovën, ku nuk përjashton mundësinë që Serbia të përdorë edhe një lloj force të caktuar.

TRENDING

Exit mobile version