Kronike

Do më fejonte pa dëshirë/ Kush është 19-vjeçarja që vrau dhe groposi babain

Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare, Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë të atin 50-vjeçar, Pëllumb Meta.

Në dëshminë në Polici, e reja ka thënë se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Përmes një njoftimi, Policia thotë se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe ishte kallëzuar i humbur prej 10 ditësh nga familjarët e vetë.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të gjetur personat e tjerë që mund të jenë implikuar.

Njoftimi:

Durrës-Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LAJMI NE PERDITESIM

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë me armë zjarri babain e saj Pëllumb Meta.

19-vjeçarja ishte studente në Tiranë në administrim biznes, ka marrë përsipër autorësinë e krimit, ndër to dhe dërgimin e automjetit të babait në zonën e plazhit.

Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimës që e mbante pa leje por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gëzhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e sektor Rinia. Viktima i ati punonte si roje.

Policia e Durrësit po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19-vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.

TRENDING

Exit mobile version