Kosova

Do na njihni më 5 maj, Dodik dhe Vuçiç përgatisin surprizën e hidhur

Teksa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar, si shumë herë më parë, se ‘Serbinë e presin ditë të vështira’, dhe se ‘Perëndimi po kërcënon drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë’, Ivana Stradner, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Washington, ka thënë se “dita më interesante do të jetë 5 maji, kur Dodik dhe Vuçiç do  përgatisin një event për të shpallur zyrtarisht ‘Botën Serbe’, ku të gjithë serbët do të jetojnë në të njëjtin kuadër kulturor të quajtur, njëjtë si fjalimi i Millosheviçit në vitin 1989.

Sipas Stradner, pas deklarimit të presidentit serb, shumë njerëz u trembën, duke menduar se do ishte ndonjë provokim lufte, pasi Ballkani sot është kthyer në vatër të teorive konspiracioniste që po i mbjell Moska për të shkaktuar edhe më shumë kaos.

Teoria më e zakonshme që po qarkullon, theksoi Stradner, është se deklarata e Vuçiçit lidhet me vendimin e Përfaqësuesit të Lartë gjerman në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Shmit, për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Sipas ish-shefit të inteligjencës, non grates Aleksandër Vulin, një tjetër teori është se në prill, OKB planifikon të diskutojë një rezolutë për gjenocidin në Bosnje, e cila do jetë sipas tij, “finalizimi i komplotit kundër serbëve”.

Natyrisht, Rusia nuk i humb kurrë mundësitë për t’i hedhur edhe më shumë benzinë ​​zjarrit. Ata pretendojnë se aeroplanët bombardues dhe të tjerë, po fluturojnë mbi Bosnjë dhe Hercegovinë dhe po spiunojnë.

Natyrisht, ka teori konspirative edhe për vrasjen e Millard Dodik, udhëheqësit serb të entitetit Republika Srpska që kërcënon të shkëputet.

Gjithashtu, këtë e ka paralajmëruar edhe ish-kreu i BIA-s, i cili ka lidhje shumë të ngushta me Rusinë.

TRENDING

Exit mobile version