OPINION

DONI VAZHDONTE TE RRIDHTE QETE

Doni yne shkruan Mihajllo Shollohovi zbukurohet me vejusha të reja, me jetimët e valët e Donit janë perplot me lotet e prinderve qe humbnin te dashurit e tyre ne keto luftera te pakuptimta.
Kozakët rrjedhin nga arratisja e fshatarëve më të varfër të cilët filluan të vendosen në stepat e Rusisë jugore, e njohur si fushë e egër, e shkatërruar nga Mongolët. Fillimisht, ata ishin të pavarur, megjithatë, në mesin e shekullit XIV, Cari Rus i punësoi Kozakët si ushtarë dhe si roje të kufijve të tyre jugorë. Kozakët ishin nën kujdesin e perandorisë dhe iu dha liri dhe autonomi. Asambleja e tyre u quajt Krug. Kozakët u shfuqizuan në BRSS. E gjithë historia e Kozakëve perfshihet në një nga poemat e tyre: – Shtëpia jonë është krenare, Don i qetë.
Kozaket ne luftë ata riafirmojnë lavdinë e tyre të vjetër: – qindra e mijëra prej tyre vdiqën, Ata ranë deshmore në të katër anët e botës, gjaku i kuq kozakëve derdhej gjithandej. Kozakë në shtëpi janë kositës të vlefshëm dhe fermerë të dashuruar me lavdinë e tyre. Sidoqoftë, trazirat e brendshme në Rusinë perandorake dhe gjatësia e luftës krijuan kaos dhe dezertim midis ushtarëve. Kozakët, të paaftë për të kuptuar të rejen dhe revolucionaren, zgjedhin ë vjetren dhe traditen e tyre. Kjo është arsyeja pse revolucioni ishte tragjik për Kozakët Më vonë, të lodhur nga mashtrimet , ata u bashkuan me te kuqte e paqja e tyre u prish.
Nje nga romanet monumentale te letersise boterore te shkrimtarit te madh rus Mihajllo Shollohov “Doni i Qete“ flet per jeten dhe tragjedite e popullit trim te kozakeve qe jetonin ne luginen e lumit Don.Si personazh kryesor eshte Grigori Melehov qe paraqitet si nje nga heronjte kryesor te romanit si dhe dashuria e tij Aksinia. Ne qender te romanit gjendet familja Melehov rreth se ciles zhvillohen ngjarjet kryesore, njeherit permes kesaj familje misherohet fati i popullit kozak brenda gjithe atyre lufterave qe perjetuan. Gjersa Stepan Astakovi ishte ne ushtrime ushtarake dhe ishte teper i ashper dhe i dhunshem ndaj gruas se tij Aksinias , Grigori dhe Aksinia bien ne dashuri, te cilet perjetojne jo vetem caste romantike perreth lumit Don por edhe te dy perjetuan peripeci te shumta ne jeten e tyre gjate gjithe romanit. Familja Melehov rridhte nga gjyshi Prokofjev Melehovi qe ne lufterat ruso/turke kishte marre si grua nje robereshe turke e Pantelejin e kishte lindur parakohe sepse turkeshen e kishin paragjykuar si magjistare dhe e kishin mbytur fshataret ne Tatarsk.
Panteleji kishte mentalitetin dhe tiparet turke ne tenin e fytyres se tij. Ai i kishte dy djem Grigorin qe i kishte ato tiparet turke ne fytyren e zeshket, ndersa Petri ishte bjond qe i ngjante s’emes Ilincina qe ishte nje grua kozake me shume virtyte e zellshme, e dinjitetshme dhe e perkushtuar ndaj familjes. Ajo e kishte edhe nje vajze Danjushka qe ishte nje vajze nder me te bukurat ne fshat dhe shume e zellshme. Familja e Pantelej Melohovit nga rrethi quheshin edhe si turq por edhe kishin shume nga mentaliteti turk ne mesin e kozakeve te Donit.
Si teme kryesore e romanit nuk eshte vetem dashuria e Grigori Melehovit per Aksinijan , por pershkruhet psikologjia e personazhit kryesor Grigorit si dhe pershkruhet jeta dhe fati i shume kozakeve ne luften e pare boterore, lufterat civile ne mes te bardheve e bolshevikeve ku derdhej ne nje lufte vellavrasese gjaku i kuq i kozakeve. E lumi Don qe rridhte i qete ishte deshmitari me i madh i gjithe ketyre fateve tragjike te popullit kozak. E Doni nuk ishte per kozaket vetem nje lum qe rridhte ngadale dhe qete, por me teper se kaq Doni ishte kuptimi i jetes se tyre. E gjersa Doni rridhte i qete , kozaket po kalonin neper odiseaden e tyre ku kufiri mes jetes dhe vdekjes ishte teper i holle.
Babai Panteleji Melehovi qe ishte nje njeri me parime morale dhe i ashper ishte kunder dashurise se Grigorit dhe gruas se fqiut Aksinijas qe tashme e kishte marre vesh. Aksinija qe kur ishte e re e kishte nje histori te dhimbshme, ate ekishte perdhunuar babai i saj dhe qe per kete incest e kishin vrare nena dhe vellau i saj. Kur u martua per Stepan Astakovin ai ishte shume brutal dhe i ashper dhe shpesh Aksinian e rrihte prandaj ajo asnjehere ne jeten e saj s’kishte ndje nje dashuri. Prandaj takimi me Grigori Melehovin i cili ishte nje djalosh 20 vjecar dhe i vardisej kur ajo po mbushte kovat me uje ne lumin Don shpertheu ne nje shkendije dashurie qe zgjat ne gjithe romanin.
Por babai Panteleji ishte kunder kesaj dashurie mes Grigorit dhe Aksinias madje ai ishte teper i ashper ndaj te birit dhe shume i zemruar me kete gjest te tij. Babai Panteleji deshi qe Grishken(Grigorin) ta martoj me Natalijen, por te cilen Grigor Melehovi nuk e donte por i vinte keq qe e lendonte dhe ishte i sinqerte ndaj saj. Natalija ra ne dashuri me Grigorin. Grigori vendosi ti jap fund dashurise me Aksinijan dhe qe te dy perjetojne nje kohe te dhimbjes nga ndarja , mes tyre kishte heshtje e heshtja e tyre fliste, ato spo mundeshin qe te shtypnin dashurine qe kishin per njeri tjetrin. Ne nje moment i thote Grigori , Natalias duke i kerkuarj falje se po e lendonte Natalian duke i thene se nuk e do ate dhe se zemra e Grigorit ishte e zbrazur nga kjo martese dhe ajo i takonte Aksinias. GJithnje Grigorit i kujtohej kur Aksinia i kishte thene atij se nuk mund te jetoje pa te. E Grigori ishte njeri i pasionit dhe nuk mund ta shtypte , e ky ishte temperamenti i tij.
Grigori Melehov me shume kozeke merr pjese ne luften e pare boterore, pershkruhet tronditja nga vrasja e pare qe i beri nje ushtari austriak, me pas ai plagoset dhe sherohet ne Moske. Shollohovi e pershkruan kete gjendje psikologjike te Grigor Melehovit kur kishte kryer vrasjen e pare ne lufte. Ne fillim ishte veshtire , por dikur ishte bere ne zemer i ngurte, vriste ne lufte ftohte e asnje Jurish nuk behej pa Grigorin qe kishte nje karakter burreror dhe ishte trim ne fushbeteje dhe nje luftetar i denje.
E gjithe me pas historia e Grigorit dhe vellaut te tij Petrit eshte e trishte ato marrin pjese ne lufterat civile ne mes te bardheve ushtareve te perandorise ruse dhe bolshevikeve. Shkrimtari i shquar Mihajllo Shollohovi permes Grigorit dhe Pjetrit misheron fatin e shume kozakeve qe u shkallmuan ne lufterat civile, gjersa shpresohej se lufta po perfundonte dhe mendohej ne luften e pare boterore, shpertheu nje lufte me e ashper vellavrasese dhe revolucioni bolshevik i Tetorit. Ndersa populli ne kete lufte civile vellavrasese ishin ndare disa me rusine imperiale e disa luftonin ne emer te slloganit te komunisteve per barazi. Ky patos u dha zemer edhe nder kozaket ti bashkangjiteshin kesaj lufte te pakuptimte mes dy taborreve. Por kozaket prape kishin nje tendence qe tu permbaheshin traditave te tyre, por keto luftera lane shume vejusha ne luginen e lumit Don, shume femije pa prinder, shume nena pa djem, e shume familje pa burra. Gjersa po perjetonin gjithe keto tragjedi kozaket e Donit, Doni vazhdonte te rridhte i qete dhe ngadale. Doni ishte deshmitar i gjithe kesaj gjakederdhje dhe i atyre njerezve te palumtur qe po vuanin pasojat e ketyre lufterave gjakatare.
Eshte moment tejet i trishte vrasja e Petrit vellaut te Grigor Melehovit nga bolsheviket, te cilet bien ne nje tradhti sepse ishin me te pakte ne numer ushtria e bardhe e mbretit dhe iu premtua se nese dorezoheshin do te liheshin te lire. Por ndodhi e kunderta te gjithe u pushkatuan dhe Petri u vra me nje plumb ne zemer nga kusheriri i tij bolshevik. Familja Melehov mbante zi, lotet ne syte e Pantelejit, s`emes Ilincina, motres Danjushka, bashkeshortes Darja dhe lot e zemerim e ndjenje e hakmarrjes tek Grigor Melehovi qe gjithmone kishin luftuar bashke perkrah njeri tjetrit. Grigor Melehovi ne shenje hakmarrje i terbuar u nis me shoket e tij per te sulmuar cetat e bolshevikeve.
Grigori Melehov shpesh i ndrron anet here behej me ushtrine e bardhe te Carit dhe here me Bolsheviket, sepse nuk mund ti duronte vrasjet e roberve te anes kundershtare . Grigor Melehov eshte bartes i virtyteve te larta njerezore dhe ai bart nje ndjenje te drejtesise ne roman. Grigori Melehov nuk ishte njeri i mendimit, as nuk ishte i lindur per te vepruar ne gjera te komplikuara ai ishte njeri i pasionit ,kishte nje karakter burreror dhe ne cilen ane qe ishte luftonte me zemer, ashtu sic ishte mesuar gjate jetes se tij qe te luftonte me zemer. Si ne dashuri dhe lufte Grigori Melehovin e udhehiqte pasioni.
Natalija bashkeshortja e Grigor Melehovit i kishte lindur nje vajze dhe nje djale. Ndersa ne femijen e trete te Grigorit nga revolta ajo vendos qe te mos e lind e keshtu e demton veten dhe vdes nga gjakderdhja. Natalija e donte Grigor Melehovin , kishte flijuar gjithe jeten per te dhe ajo misheronte veteflijimin ne kuptimin mbi dashurine te Jezu Krishtit por Grigori ishte i dashuruar ne Aksinijen e kjo e kishte lenduar Natalian qe ishte nje grua shume e perkushtuar dhe e moralshme. Ajo e kishte pritur gjate Grigorin, edhe babai i Grigorit Pantelej Melehovi i kishte dhene shume mbeshtetje Natalias dhe e kishte qortuar shume ashper te birin e tij per sjelljen e tij ndaj Natalias duke kerkuar me ngulm qe ai ti kthehej bashkeshortes se tij Natalias. Madje per kete arsye babai Pantelei e perzuri Grigorin edhe nga shtepia.
Vetem kur e tradhton Aksinija me birin e cifligarit Listniqki nga dobesite e saj qe kishte ajo vuante nga nje ndjenje e vetevleresimit te ulte atehere Grigori e braktis Aksinian dhe e rrah birin e cifligarit Listniqki. Me pas Grigori i kthehet Natalias e cila u gezua shume, Por edhe kjo nuk zgjati shume gjate sepse lufterat civile po shkallmonin gjithcka e ndersa Grigori ishte pjesmarres i ushtar ne keto luftera. Ndersa Aksinija ishte shume i merzitur qe i kishte ndodhur kjo e vuante shume. Por prape ato takohen Grigori dhe Aksinija ne mesin e zjarrit te luftes.
Grigor Melehovin e goditen fatkeqesite me rend. Pasi i vdiq vellau Petro Melehovi, me pas Aksinija i lind nje vajze te vogel e cila i vdes nga nje semundje, me pas Aksinija vritet ne nje prite ku ishin bashke. Aksinija e goditur me plumb i vdes ne duar Grigorit, ishte nje cast shume i rende per te dhe me nje pikellim te madh vete Grigori e varros Aksinian. Grigor Melehovi u godit rende nga vdekja e Aksinias , me te cilen e ndante nje dashuri pasionante qe i jepte frymezim per jete.
E ky moment i rende per te e solli Gregorin ne nje gjendje ku ai po perjetonte nje zbrastesire shpirterore. Per te me ishte gjithcka nje zbrastesire e madhe dhe me gjithcka e kishte humbur kuptimin. Pra Grigor Melehovi eshte personazhi kryesor qe misheron dilemat e medha ne roman. Shollohovi i vendos personazhet ne mes te jetes dhe vdekjes dhe parimi eshte nese luan me thiken nga thika vdes.
Ne fund Grigori Melehov pas gjithe atyre lufterave ku humbi vellaun, humbi Aksinijan, vdes edhe Natalia, vdes gjithashtu dhe babai Pantelej Melehovi e gjithe keto fatkeqesi e sollen Grigor Melehovin ne nje gjendje te rende te nje rezignacioni shpirteror . Grigor Melehovi qe nuk dinte te ndalej dhe merrte pjese ne cdo furtune me pasionin e tij te zjarrte per here tepare e kupton se sa e pakuptimte eshte lufta. Ai ishte me i lodhur shume nga lufterat dhe nga humbjet e medha qe pesoi dhe ne shpirt e kishte nje zbrastesire te madhe. Asgje me per te nuk kishte kuptim dhe asgje me nuk i bente pershtypje. Gjithcka ne jeten e Grigor Melehovit me e kishte humbur kuptimin.
Grigor Melehovi e kishte humbur ate PSE ne e madhe te jetes qe e pat permendur filozofi Fridrih Nice. Ai ne fund vjen ne shtepi dhe takon te birin e kjo i rikthen prape nje fije shprese ne jeten e tij, ai kthehet ne rrenjet e tij, ne token e tij e prane Donit qe rridhte edhe me tutje qete dhe ngadale. Por per Grigor Melehovin nuk ishte me asgje si me pare. E zjarri i pasionit te tij me ishte shuar, e kujtimet e tij perreth Donit gjithmone i kujtonin Aksinijan duke shkuar e mbushur kovat me uje perreth Donit, ai kujtonte shtepine dikur , vellaun, babain Pantelejin e gjithe lumturine e dikurshme ne familjen Melehov. Ai jetonte me te kaluaren por prape ne fund ne ate zbrastesire te shpirtit qe kishte Grigor Melehovi gjeti nje fije shprese.
Gjithcka ndodhte rreth Donit dashuria, lufta, tragjedite e personazheve, vuajtjet e flijimet dhe vdekja qe shuante jetet e kozakeve , ndersa Doni edhe me tej rridhte ngadale dhe qete. Doni ishte deshmitare e shume vejushave , shume femijeve pa prind, e valet e Donit bartnin lotin e shume prinderve qe i kishin humbur te dashurit e tyre ne lufterat e pergjakshme qe po shkallmonin kozaket.
Romani “Doni i Qete`´ edhe i filmuar eshte nje nga romanet monumentale te letersise boterore, roman qe mbart brenda ne vete kolorit te karaktereve te ndryshme dhe nje kronike te jetes dhe tragjedise se kozakeve te Donit.
Si romani ashtu dhe filmi paraqesin vepra mahnitese ku ne lumin Don pasqyrohet jeta e kozakeve , jeten shpirterore e sfidat jetesore te Grigori Melehovit dhe dashuria e tij ndaj Aksinias.
Mihajllo Shollohovi pershkak te gjenialitetit te tij qe e shkriu ne romanin “ Doni i Qete “ u laurua me cmimin Nobel per letersi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version