Shkrime

Donik, numëro deri në dhjetë, pastaj fol

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ishte ndër zyrtarët e parë që përcaktoi se sulmi në Poloni u bë nga raketat ruse. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Megjithatë, nga shpejtësia për të reaguar, Gërvalla edhe kësaj here shkaktoi panik dhe pasaktësi me reagimin e saj.

As presidenti i ShBA-së e as ai i Polonisë, besa as NATO-ja, por edhe shtetet të tjera të fuqishme evropiane nuk thanë se sulmi në Poloni u bë nga raketat ruse, ashtu siç bëri ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla, pak minuta pas raportimeve të medieve për sulmin në Poloni, doli me një reagim në Twitter, ku përcaktoi se sulmi është kryer nga raketat ruse
“Ne vajtojmë humbjet e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit”- ka shkruar kryediplomatja kosovare në llogarinë e saj në Twitter.

E një reagim i tillë nxiti debat në vend, ndonëse Gërvalla nuk është tërhequr akoma nga vlerësimi se raketat ishin ruse, pasi shkrimi i saj vazhdon të qëndrojë në Twitter. Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, doli me një rekomandim për Gërvallën se si duhet të veprojë para se të reagojë. Ai i propozoi asaj që të numërojë deri në dhjetë para se të bëjë reagime impulsive teksa shtoi se Gërvalla është veç diplomate e Kosovës dhe jo si komisionare e BE-së dhe si shtetase e Gjermanisë. Edhe politilogu Shkodran Ramadani, pas reagimit të Gërvallës, ka thënë se ajo është ministre e dështuar dhe inekzistente, ani pse, sipas tij, diplomacia kosovare duhet të jetë në kulmin e aktivitetit. Ramadani theksoi ndër të tjera se Gërvalla “flet palidhje për Luftën e Tretë Botërore se për Kosovë nuk ka çka flet”.

Nuk është hera e parë që Donika Gërvalla del me deklarime skandaloze. Që nga marrja e detyrës së ministres se Jashtme, Gërvalla shpeshherë ka bërë huqje epike për situata të ndryshme në reagime e saj në rrjetet sociale si dhe në paraqitje të dobëta në debatet televizive. Ajo e kishte ngatërruar flamurin e NATO-s me atë të OKB-së, në një shkrim në Twitter si dhe huqje të tjera të ministrisë që ajo e udhëheq.

Marrë nga ‘Nacionale’

 

TRENDING

Exit mobile version