Pinknews

Drama Bora-Beatrix vazhdon, njerëzit ‘sulmojnë’…

Filluam? Sërish? Me? Këto? Muhabete? Po. Dramat e epokës së “Big Brother VIP” nuk mbarojnë dhe ja tek u rikthehemi sërish.

Po më hyjnë të dridhurat. Çfarë ndodhi? Sipas një videoje virale në TikTok, duket se Bora Zemani ka shtuar në kategorinë Favorites (ku shton video të preferuara ose që të duhen për diçka) një video të Donaldit dhe Beatrix në “Big Brother” duke u puthur dhe përqafuar.

Mund të jetë montazh? Edhe po edhe jo.

Si kështu? Mund të jetë një video-montazh, nuk përjashtohet si mundësi. Por…

Por…? Ka një por? Po. Mund të jetë edhe e vërtetë, sepse së fundmi TikTok i lejon përdoruesit që të marrin një njoftim kur dikush kategorizon si favorite videon e tyre (përditësimi nuk aplikohet për të gjithë përdoruesit, për momentin).

E kuptoj. Kalojmë te Beatrix. Kjo e fundit, postoi një video ku dëgjohet një audio që thotë: “Nëse ke probleme me vajzat, më vjen keq për ty bir. Unë kam 99 probleme, por një ku*vë nuk është një prej tyre.”

Po mirë, ç’lidhje ka Bora këtu? “Unë këtë e bëra kastile. Mund ta bësh edhe këtë si të preferuar (favorite) gjithashtu zemër,” shton ajo në mbishkrim.

Ups. Besoj tani u kuptuam?

Po, po. Qartë. Interesante. Interesante çfarë?

Si ndryshojnë gjërat në pak muaj. Çfarë do të thuash?

Po ja, sa shpejt kaluam nga koha kur Beatrix çmendte komshinjtë për Borën dhe Donaldin, te koha kur u lidh me ish-të dashurin e Borës, madje i kërkoi dhe falje (pa i pasur ndonjë detyrim) dhe ja tani, e ironizon në TikTok. *E qeshur e sikletosur*

Nejse, njerëzit si reaguan? Në një pjesë të mirë, ka komente kritikuese. Disa i thonë se nuk është mirë të tallet me një grua tjetër që sipas tyre nuk i ka bërë asgjë; disa thonë se duhet të merret me jetën e saj dhe ta lërë pas Borën dhe Donaldin; të tjerë e këshillojnë ta luajë lojën më me klas dhe në disa komente, komentuesit aludojnë se Bora e ka bërë për vëmendje vendosjen e videos te Favorites dhe Beatrix duhet ta injorojë.

Ok, mjafton./anabel






Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version