Aktualitet

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, mbajti një konferencë në lidhje me problematikat dhe masat e sigurisë që duhen shtuar.

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Sigurisë në Aviacion, organizoi dhe drejtoi sot mbledhjen e dytë vjetore të këtij komiteti.
Diskutimet u përqëndruan në evidentimin e problematikave aktuale në fushën e sigurisë në aviacion, të cilat kërkojnë angazhim ndërinstitucional, bashkëpunim dhe veprim, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në aviacion dhe përmirësimin e këtij sistemi.
Falë pjesëmarrjes së gjerë dhe diskutimeve konstruktive, ky Komitet ka mundësinë të përmbushë qëllimin e tij në funksion të realizimit të veprimeve konkrete që reflektohen në një risk të ulur dhe masa të zbatuara.

Rrethanat aktuale e bëjnë të domosdoshme marrjen e masave të duhura për mbrojtjen e aviacionit civil nga aktet e ndërhyrjes së paligjshme, por njëkohësisht edhe ruajtjen prej kërcënimeve të reja, ndërkohë që zbatohen masat sanitare të kërkuara nga autoritetet kombëtare shëndetësore.

Falenderohen anëtarët dhe pjesëmarrësit, të cilët pavarësisht kushteve të vështira dhe ngarkesës së tyre profesionale, patën një pjesëmarrje aktive, duke bërë të mundur vazhdimësinë e punës së Komitetit, edhe gjatë situatës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version