Sport

Dritë në fund të tunelit/ Marash Kumbulla rikthehet në fushë

Marash Kumbulla sheh dritë në fund të tunelit. Mbrojtësi u rikthye në fushën e blertë, pas 10 muajsh. Pasi kaloi dëmtimin që e la jashtë për një periudhë të gjatë, ai u aktivizua në ndeshjen mes Sassuolos dhe Napoli (1-6), 13 minuta nga fundi.

Kumbulla shpreson që të fitojë një vend titullari te Sassuolo, pavarësisht konkurrencës së madhe. Futbollisti i Përfaqësueses zgjodhi të largohet nga Roma për të gjetur një ekip ku mund të ketë më shumë hapësira dhe në “Reggio Emilia” , mund të jetë vendi i duhur.

Europiani i verës duket larg, por Kumbulla do synojë formën optimale, për të dhënë kështu një kontribut të çmuar për Shqipërinë. 24-vjeçari është një alternativë e mirë për trajnerin Sylvinho, në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të Europës.

TRENDING

Exit mobile version