Bota

Dush i ftohtë dhe zhgënjim në Prishtinë/ Përse Zelenski “harroi” që ishte parë me Kurtin në Athinë

Mesazhi me të cilin Volodimir Zelenski i’u drejtua qytetarëve të Ukrainës pas kthimit nga turi diplomatik nëpër Europë, shkaktoi vëmendje të madhe edhe në Kosovë, pasi në mesin e liderëve që ai takoi në Athinë, presidenti ukrainas nuk përmendi emrin e Albin Kurtit.

Fakti që Zelenski, në postim në Twitter “harroi” se ishte parë me kryeministrin kosovar në tubimin e Athinës, për shumë analistë ka kuptim dhe mesazh më të thellë politik. Shumë prej tyre besojnë se mesazhi i Zelenskit për respektimin reciprok të integritetit dhe sovranitetit territorial, do të thotë se Ukraina në periudhën pasuese me siguri nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës

Analisti politik Shkëlzen Maliqi thotë se ndoshta tek kjo çka Zelenski „harroi“ Kurtin ka ndonjë rëndësi të padukshme.

“Mund të jetë pakujdesi, kontroll politik ose sinjal i caktuar me kuptim më të thellë, për këtë duhet të pyetet Zelenski. Në Ukrainë, egziston kjo iniciativë për të njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e di sesa kjo është reale dhe e mundshme që të ndodhë në të tilla rrethana. Mendoj se Ukraina nuk do t‘a njohë Kosovën”, theksoi edhe analisti Maliqi.

TRENDING

Exit mobile version